“Plaçkë, qiti paret”- Grabitja e armatosur në Pejë, gjykata merr vendim për katër të dyshuarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Plaçkë, qiti paret”- Grabitja e armatosur në Pejë, gjykata merr vendim për katër të dyshuarit

    Insajderi
    25 May 2025 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit për Liridon Berishën, Lirim Mekajn, Floriant Mekajn dhe Shaban Gjonbalajn si të dyshuar për një grabitje në një pompë derivatesh në Pejë.

    Gazeta Insajderi merr vesh se ndaj të dyshuarve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh deri më 22 qershor.

    Prokurori Ersan Qavolli, falë punës së të cilit dhe hetueseve u bë e mundur identifikimi dhe arrestim i të dyshuarve, kërkoi caktimin e kësaj mase. Në arsyetimin e kërkesës për paraburgim thuhet se ekziston rreziku i arratisjes së të dyshuarve, si dhe mundësia e asgjësimit të provave dhe ndikimit në dëshmitarë.

    Dosja “Plaçkë, qiti paret”

    Sipas të dhënave të përfshira në dosjen hetimore, grupi veproi në mënyrë të planifikuar. Lirim Mekaj kishte siguruar një pushkë gjysmë automatike, ndërsa Liridon Berisha një veturë VW Golf II, së cilës i kishte hequr targat për të shmangur identifikimin. Pasi u pajtuan për rolet që do të kishin, Shaban Gjonbalaj u caktua si shofer, Liridon Berisha si personi me armë në ulësen e përparme, ndërsa Lirim Mekaj dhe Floriant Mekaj qëndronin në pjesën e pasme të automjetit.

    Të dyshuarit kishin mbuluar fytyrat para se të zbrisnin nga vetura dhe të hynin në pompë, ku me të hyrë kishin thirrur “plaçkë”. Liridon Berisha i kishte drejtuar armën punëtorit të pikës së derivateve, ndërsa bashkëpunëtorët e tij i kërkuan që t’u dorëzonte paratë. Ata arritën të përvetësonin një shumë rreth 1 mijë euro, të cilat më pas i ndanë mes vete”, thuhet në dosjen e Prokurorisë Themelore në Pejë.

    Raportimet e Insajderit për këtë rast:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark