![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Gjashtë persona janë sulmuar sot në shkollën e mesme “Fan Noli” në Podujevë nga një qen endacak. Tre prej tyre nxënës të kësaj shkollë dhe tre të tjerë kalimtar rasti.
Zymer Maliqi, prindi i njërit prej nxënësve ka treguar për Gazetën Insajderi se djali i tij është sulmuar sot në shkollë. Ai tha se 15 vjeçari si pasojë e plagëve që ka marrë ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Sipas tij të gjitha shpenzimet nga trajtimi i marrë i kanë paguar vetë familjarët.
“Djali im është në klasën e 10. Ai është duke marrë terapi, për momentin është në shtëpi. Të gjitha shpenzimet në spital i kem mbuluar vetë”, tha ai për Insajderin.
Video e plagëve që i janë shkaktuar nxënësit nga kafshimi i qenit:
Lidhur me rastin ka reaguar Drejtori i Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu.
Fetahu tha se pas incidentit, nxënësit kanë pranuar tretmanin mjekësor dhe se janë mirë.
“Sot gjatë ditës ka ndodhur një incident para IAAP”Fan S.Noli”, ku një qen i tërbuar ka sulmuar 3 nxënës dhe 3 kalimtarë rasti. Pas incidentit nxënësit dhe qytetarët kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor nga QKMF, gjendja e tyre shëndetësore tashmë është e mirë dhe me lëndime të lehta trupore”, tha ai.