Plagosen dy persona në parkingun e një pike shitje të derivateve në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosen dy persona në parkingun e një pike shitje të derivateve në Prizren

    Insajderi
    29 January 2025 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë plagosur sot në Prizren nga arma e zjarrit.

    Rasti kishte ndodhur në parkingun e një pike shitje të  derivateve.

    “Me datën 29.01.2025, rreth orës 02:00 në rrugën “Transiti i ri “ në Prizren disa persona të dyshuar janë takuar në parkingun e një pike shitje të  derivateve. Të dyshuarit menjëherë pas takimit  kanë filluar të fjalosen  dhe së paku një person ka shkrepur armën e zjarrit në drejtim të dyshuarve të tjerë. Pas shkrepjes së armës  persona të përfshirë janë larguar nga vendi i ngjarjes e dy nga ata kanë kërkuar ndihmën e mjekut në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit.”

    Dy të dyshuar gjenden në trajtim mjekësor dhe sipas mjekut kujdestat ata janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa të dyshuarit tjerë janë ende në kërkim.

    “Policia gjatë  natës ka bërë identifikimin e personave të përfshirë në rast, janë kryer kontrolle në disa vende, tre armë zjarri- pistoleta dhe dy automjete janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Sektori Rajonal i Hetimeve I Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke e hetuar rastin, në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është cilësuar si “Vrasje në tentative “ dhe “Mbajtje në pronësi. kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës””


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark