Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë pasditen e së dielës.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë të ditur se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, shkruan Insajderi.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.
Burime të Insajderit përbrenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se personi i plagosur është zyrtar policor. Sipas këtyre burimeve, ai është plagosur jashtë detyrës zyrtare. /Insajderi.org/