Një grua ka mbetur e plagosur me armë zjarri sot në Prishtinë, më saktë në rrugën “Mukadeze Lika”.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti duke shtuar se e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 12:20, kemi marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Mukadeze Lika” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për Insajderi.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person. E lënduara është dërguar për tretman mjekësor”.
Ahmeti bëri me dije se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në po merren me rastin.