Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person për plagosje në Suharekë.
“Me datën 12.07.2024 rreth orës 11:57, Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar informacion se në fshatin Popolan komuna e Suharekës dyshohet se një person meshkuj kosovar i vitit të lindjes 1970 ka pësuar lëndim të rëndë trupor nga arma e zjarrit”, njoftoj policia.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një armë zjarri pistoletë së bashku me një karikator, shtatë fishekë dhe një gëzhojë.
“Viktima është transferuar në qendrën emergjente në Suharekë ku dhe është duke pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari i rastit mashkull kosovar nga njësite patrulluese dhe njësiti i hetimeve rajonale Prizren është identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar. Me urdher te Prokurorit kujdestar te dyshuarit iu eshte caktuar masa e ndalimit per 48 ore”, thuhet në njoftim.