Plagoset një i mitur në Malishevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagoset një i mitur në Malishevë

    Insajderi
    24 September 2025 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një i mitur është plagosur me armë zjarri pasditën e sotme në Kijevë të Malishevës.

    Rastin e ka konfirmuar për Insajderin Sheremet Elezi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës .

    “Rreth orës 15:45, në fshatin Kijevë të Malishevës, një i mitur është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me dy të mitur të tjerë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Policia ka arrestuar dy të dyshuarit dhe ka sekuestruar një armë zjarri, ndërsa me autorizim të prokurorit po ndërmerren veprimet e mëtejme hetimore”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark