Të hënën, rreth orës 17:40 në Grykën e Deçanit është plagosur një person mashkull. Policia e Kosovës njofton se i plagosur është dërguar për trajtim në spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Kurse i dyshuari, që kishte qëlluar me pistoletë përderisa ishte duke udhëtuar me veturë, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Sipas PK-së tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me katër fishekë të kalibrit 6.35mm. /Insajderi