Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen me armë zjarri në fshatin Baicë të Drenasit.
Në njoftimin e Policisë thuhet se personi i lënduar M.H. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Drenasit të mbështetur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar.
“Njëri nga personat e dyshuar : – Q. B,mashkull, 22 vjeç, është arrestuar sot rreth orës 01:30 në Pejë, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, të mbështetur nga policia e Pejës. Ndërsa i dyshuari tjetër L.Z, aktualisht ndodhet në arrati, i njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.