Plagoset një person në Fushë Kosovë - Insajderi ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagoset një person në Fushë Kosovë – Insajderi ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes

    Insajderi
    12 January 2022 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Fushë Kosovë rreth orës 14:00.

    Personi i plagosur është dërguar për tretman mjekësor. Policia në anën tjetër ka identifikuar personin e dyshuar dhe po e kërkon atë.

    Për Insajderin lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

    Njoftimi i saj i plotë:

    Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë.

    Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

    Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor.

    Lidhur me këtë rast është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë.

    Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin .


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark