Plagoset një person në Prishtinë, të dyshuarit në arrati - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagoset një person në Prishtinë, të dyshuarit në arrati

    Insajderi
    05 October 2025 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është plagosur me armë zjarri të shtunën pasdite në lagjen “Mark Sopi” në Prishtinë, si pasojë e një sulmi nga dy persona ende të paidentifikuar. Rasti është cilësuar nga policia si “vrasje në tentativë”, ndërsa të dyshuarit janë në arrati.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:39 të datës 4 tetor 2025, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës.

    “Dy persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, në rrethana ende të paqarta, kanë plagosur me armë zjarri një mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

    Nga vendi i ngjarjes, njësitë hetimore kanë sekuestruar dy gëzhoja dhe një fishek, të cilat do të përdoren si prova në hetim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark