Plagosi me thikë dy 18-vjeçarë në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim i mituri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosi me thikë dy 18-vjeçarë në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim i mituri

    Insajderi
    15 December 2023 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një i mitur është identifikuar dhe shpallur në kërkim, pasi plagosi me mjet prerës dy 18-vjeçarë.

    Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:30 në rrugën “Asim Vokshi” në kryeqytet.

    16-vjeçari gjatë një konflikti për motive të dobëta, goditi me thikë A. M., dhe E. M., të dy 18-vjeçarë, banues në Tiranë.

    Pas veprimit ai është larguar, ndërsa tashmë është në kërkim nga policia si autor i dyshuar i kësaj ngjarje.

    Nga ana tjetër të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

    Njoftimi i Policisë Tiranë:

    Plagosi me mjet prerës thikë dy shtetas të moshës 18 vjeç dhe u largua, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacioneve të marra se ditën e sotme, në rrugën “Asim Vokshi”, gjatë një konflikti, një shtetas kishte goditur me mjet prerës shtetasit A. M., 18 vjeç, dhe E. M., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe më pas është larguar, kanë organizuar punën për identifikimin e tij. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera u shpall në kërkim një 16-vjeçar, si autor të dyshuar të kësaj ngjarje.

    16-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Asim Vokshi”, sot rreth orës 14:30, ka goditur me mjet prerës shtetasit A. M., dhe E. M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Vijon puna për kapjen e 16-vjeçarit.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark