Plagosja e 33 vjeçarit në Skenderaj - flasin nga Policia e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Plagosja e 33 vjeçarit në Skenderaj – flasin nga Policia e Kosovës

    Insajderi
    17 October 2021 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 33 vjeçar ka mbetur i plagosur në orët e mbrëmjes në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj. Aty ku po festohej për rezultatin e zgjedhjeve.

    I plagosuri ka kërkuar ndihmë mjekësore. I njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, i cili njoftoi se i njëjti është lënduar nga predhë.

    “Rreth orës 20:45, është raportuar se në QKMF-Skenderaj, viktima mashkull i moshës 33 vjeçar, ka kërkuar tretman mjekësor si pasoj e lëndimit nga një predhë (plumbi), sipas autoriteteve mjekësore raportohet se gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Nga hetimet e para bëhet e ditur se lëndimi i viktimës ka ndodhur në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj”, ka thënë Zahiti për Insajderin.

    Rasti sipas policisë është iniciuar dhe po hetohet si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

    /Insajderi.org

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark