Policia ka kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme pas plagosjes së dy personave në Fshatin e Ri të Vitisë.
Policia bëri të ditur se gjatë kontrollit janë gjetur një armë automatike e llojit AK-47, me dy karikatorë dhe katër fishekë, 17 gëzhoja, një pistoletë me tre fishekë, një pushkë gjuetie dhe një tjetër pistoletë me dy karikatorë dhe 28 fishekë.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në mbajtje për 48 orë janë dërguar të dyshuarit N.H. dhe N.B. për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale ’Vrasja e rëndë në tentativë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe A.B. për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.