Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për rastin e plagosjes së gruas në Bresje të Fushë Kosovës, shkruan Insajderi.
Njëri se shtiu me armë zjarri dhe tjetri se e ka marrë armën e cila është përdorur.
“Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë njëri nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës kosovare, ndërsa i dyshuar tjetër pas dyshimeve se ka marrë armën e cila është përdorur, për ta larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
Pistoleta me tre fishekë dhe tri gëzhoja janë sekuestruar.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Për dhunën ndaj gruas, ditën e sotme do të mbahet një aksion simbolik pranë stacionit policor në Prishtinë nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist.
/Insajderi