Ditën e sotme do të mbahet një aksion simbolik pranë stacionit policor në Prishtinë nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist.
Ky aksion vjen si kundërpërgjigje ndaj tentim vrasjes së një gruaje në Fushë Kosovë nga bashkëshorti i saj, i cili ishte arrestuar dy ditë më parë për dhunë në familje.
Kjo grua është plagosur me armë zjarri mëngjesin e së martës në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës.