×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosja e policit në Fushë Kosovë ndodhi jashtë detyrës, Policia thotë se pati gjuajtje mes dy grupeve

    Insajderi
    11 November 2024 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me plagosjen e policit jashtë detyrës zyrtare në Fushë Kosovë.

    Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se është plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë mes dy grupeve që kishin mosmarrëveshje mes tyre, shkruan Insajderi.

    Sipas policisë, dy nga të dyshuarit janë intervistuar kurse një nga ta është arratisur.

    “Viktima mashkull kosovar zyrtar policor jashtë detyrës si kalimtar rasti, është plagosur nga dy grupe që kishin mosmarrëveshje në mes vete. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar kosovarë të cilët janë liruar në konsultim me prokurorin, ndërsa një i dyshuar tjetër është arratisur nga vendi i ngjarjes. Njësitet policore me urdhër të prokurorit kanë kryer bastisje në lidhje me rastin, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar. Në konsultim me prokurorin, janë inicuar veprat e cekura penale, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark