Gazeta Insajdri, nga burime brenda Policisë ka marrë vesh se i dyshuari për plagosjen e babait me dy djemtë është Agron Gashi.
Ai dyshohet se plagosi babain Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij, Jetnis dhe Jetart Berisha.
Sipas burimeve te Insajderit ai është nga fshati Osrime, dhe per autoritetet e rendit është i njohur.
“Ai eshte recisivist i veprave penale”, i ka thënë Insajderit një burim.
Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit sonte në Pejë pas një përleshje që ndodhi në në këtë qytet.
Për motive akoma të panjohura, viktimat, babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri, ndërsa i dyshuari ka ikur.
Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.