Një plagosje e trefishtë ka ndodhur në Veternik të Prishtinë. Lidhur me rastin, policia ka dhënë detaje. Konfirmuan se mëngjesin e së hënës kanë identifikuar një të dyshuar i cili është në kërkim policor, shkruan Insajderi.
Gjatë përleshjes, ishin përfshirë disa persona, ishin përdorë edhe armë zjarri, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe një mashkull kosovar. Në vendngjarje në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.
Lidhur me rastin janë intervistuar 9 persona.
Të lënduarit janë dërguar ne tretman mjekësor në QKUK.
“Lidhur me rastin është identifikuar një i mashkull kosovar cili është në kërkim policor”, thuhet në raportin e Policisë.