Plagosja me armë zjarri në Podujevë – Përleshja në mes dy familjeve që la tre persona të lënduar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Plagosja me armë zjarri në Podujevë – Përleshja në mes dy familjeve që la tre persona të lënduar

    Insajderi
    26 October 2022 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona kanë mbetur te lënduar nga të shtënat me armë zjarri dje rreth orës 15:42, në qendër të komunës së Podujevës, shkruan Insajderi.

    Sipas policisë, pas një përleshje në mes të dy familjeve ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri një person ka mbetur i plagosur kurse dy kalimtarë të rastit kanë pësuar lëndime si pasoj e xhamave të thyer.

    Lidhur me këtë rast tashmë janë arrestuar dy persona dhe dy te tjera gjenden në arrati.

    Me vendim të prokurorit të dyshuarve iu caktohet masa e ndalimit, njëri i dyshuar është dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa tjetri vazhdon trajtimin në QKUK nën sigurimin e policisë.

    Rr. Nuhi Gashi, Podujevë 25.10.2022 – 15:42. Raportohet se ka ndodhur një përleshje në mes të dy familjeve ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Si pasoj e të shtënave me armë zjarri lëndime trupore ka pësuar i dyshuari mashkull kosovar i cili vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK, pastaj si pasoj e xhamave të thyer lëndime kanë pësuar edhe dy kalimtarë të rastit, viktimat meshkuj kosovar të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, ndërsa edhe dy të dyshuar janë në arrati. Me vendim të prokurorit të dyshuarve iu caktohet masa e ndalimit, njëri i dyshuar është dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa tjetri vazhdon trajtimin në QKUK nën sigurimin e policisë. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e PK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark