![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Një sherr mes dy grupeve ka ndodhur në orët e para të së enjtes në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shaqir Igrishta” në Matin 1 në Prishtinë.
Siç merr vesh Insajderi, tre persona janë lënduar dhe tre të tjerë janë arrestuar.
Në sulm janë përdorur armë të mprehta, si dhe armë zjarri.
Insajderi ka kontaktuar Policinë e Kosovës, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë ndonjë përgjigje. /Insajderi.org/