×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosja në Fushë Kosovë/ Haxhiu: I dyshuari kishte qenë në mbajtje, sapo është lënë i lirë ka shtënë me armë mbi gruan e tij

    Insajderi
    06 August 2024 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua është plagosur sot në Bresje të Fushë Kosovës. Ajo është plagosur nga një burrë. 

    Lidhur me këtë reaguar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila i ka uruar viktimës shërim të shpejt.

    Ajo tha se personi i dyshuar ka qenë në mbajtje për dhunë dhe sa është liruar ka shtënë me armë mbi gruan.

    Sipas informacioneve që kemi, personi i dyshuar kishte qenë në mbajtje por ishte liruar anipse ishte recidivist dhe sapo është lënë i lirë ka shtënë me armë zjarri mbi gruan e tij. Edhe ky rast është dëshmia më e tmerrshme e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë, në këtë rast gjyqtarit dhe sipas informacioneve që kemi me vendimin e së cilit është pajtuar edhe prokurori. Gjithnjë po kërkohet një arsye që dhunuesi mos të përballet me pasojat. Këtë rast gjendja shëndetësore e tij. Kjo neglizhencë, këto vendime të gabuara e të nxituara po i stimulojnë rastet jo vetëm të dhunës, por edhe vrasjeve“, tha Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark