Plagosja në Prishtinë, dy të dyshuarit ikën nga vendi i ngjarjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosja në Prishtinë, dy të dyshuarit ikën nga vendi i ngjarjes

    Insajderi
    22 February 2025 - 09:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri mbrëmë në lagjen “Dardania” të kryeqytetit.

    Dy të dyshuarit e këtij rasti, policia tha se kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

    Policia rastin e ka cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

    “Rr. Isa Boletini  Prishtinë 21.02.2025-19:55. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i plagosur nga arma e zjarrit. Viktima është dërguar në QKUK. Sipas dëshmitarëve, të dyshuar janë dy persona të panjohur të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark