Plagosje me armë në Shtime – Policia thotë se viktima u qëllua katër herë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosje me armë në Shtime – Policia thotë se viktima u qëllua katër herë

    Insajderi
    14 July 2025 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një rast plagosjeje që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Shtimes.

    Sipas njoftimit zyrtar, një person i plagosur kishte marrë trajtim mjekësor në emergjencë dhe më pas ishte larguar nga aty.

    Ai është ndaluar më vonë nga një patrullë policore, ku ka deklaruar se një person i panjohur kishte shtënë katër herë me armë zjarri në drejtim të tij, duke e qëlluar një herë në këmbë.

    Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedurat e mëtejme hetimore dhe po punon në zbardhjen e plotë të rastit.

    “Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark