Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “Vrasje në tentativë” të raportohet në orët e hershme të mëngjesit.
Policia ka pranuar një informatë ku dyshohej se në zonën e fshatit Breznicë, jashtë territorit të Kosovës në oborrin e një kazinoje një person shqiptar, shtetas i Kosovës është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti nga një familjar i tij është transportuar për në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
“Njësitet Policore me të marrë informatën kanë ndërmarrë të gjitha veprimet policore ku kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës nëntë persona të dyshuar shtetas të Kosovës të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë incident”,thuhet në njoftimin për media.
Viktima në këtë rast është trajtuar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.
Njësiti Rajonal i Hetimeve në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur rasti, i cili nga Prokurori i Shtetit është cilësuar “Vrasje në tentativë”.
Njoftimi i plotë:
Vrasje në tentativë
Gjilan, 15 nëntor 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë rreth orëve të hershme të mëngjesit ka pranuar një informatë ku dyshohet se në zonën e fshatit Breznicë jashtë territorit të Republikës së Kosovës oborrin e një kazinos një person shqiptar shtetas i Kosovës është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti nga një familjar i tij është transportuar për në spitalin Rajonal të Gjilanit.
Njësitet Policore me të marrë informatën kanë ndërmarrë të gjitha veprimet policore ku kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës nëntë persona të dyshuar shtetas të Kosovës të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë incident.
Viktima është trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestarë është jashtë rrezikut për jetë.
Njësiti Rajonal i Hetimeve në koordinim të plotë me Prokurorin e Shteti janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur rasti, rast i cili sipas Prokurorit të Shteti është cilësuar ,,Vrasje në tentativë’’.