Pasditen e sotme rreth orës 15:45, në rrugën “Konferenca e Pezës” në Tiranë një person është plagosur me thikë.
Sipas policisë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta G. V. goditi me thikë G. B., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Pas identifikimit, policia po punon për arrestimin e autorit. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Abcnews.al