Gjuajtje me armë zjarri janë dëgjuar në Prishtinë tek vendi i njohur “Kafet e Vogla”, aty ka mbetur i plagosur një person.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës për Gazetën Insajderi.
“Sot rreth orës 21:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është konfirmuar se një person është plagosur”, thuhet në përgjigje.
I njejti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ndërlidhur me rastin është gjetur edhe një armë zjarri ndërkohë që policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast.