Në sheshin Zahir Pajazit ka ndodhur një gjuajtje me armë, ku sipas policisë ka mbetur i plagosur një person. Siç raporton Lajmi.net, incidenti ka ndodhur rreth orës 21:00.
Policia ka bllokuar me shirit lokalin ku ka ndodhur incidenti, ndërkohë autoambulanca ka ardhur në vendin e ngjarjes, për të dhënë ndihmën e parë, të plagosurit, identiteti i të cilit tash për tash nuk dihet.
Policia thotë se tash për tash ende nuk dihen motivet e rastit, raporton Insajderi.