Planet e opozitës për ta rrëzuar Qeverinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Planet e opozitës për ta rrëzuar Qeverinë

    Insajderi
    08 March 2016 - 08:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, po shohin të gjitha alternativat për ta rrëzuar këtë Qeveri dhe për të shkuar në zgjedhje.

    Edhe pse thonë se ende kauza e opozitës është tërheqja nga dy marrëveshjet, ato pak e më pak po përmenden nga opozita ndërkohë që po shikohen të gjitha alternativat që çojnë vendin në zgjedhjet e reja. Tanimë, ndonëse e pakonfirmuar nga dy subjektet tjera “Vetëvendosje” dhe “Nisma për Kosovën”, AAK-ja e Ramush Haradinajt ka menduar edhe për mundësinë e largimit të tyre nga Kuvendi. Mirëpo, alternativa e AAK-së nuk është e bashkërenduar me dy partitë tjera opozitare, por si subjekt i vetëm.

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka thënë për “Zërin” se kanë diskutuar edhe një mundësi të tillë, po që ende nuk është vendosur. “E kemi diskutuar, por vendime ende nuk kemi marrë. Në takimin e së enjtes në mëngjes do të marrim. Është si alternativë, tash të shohim. Kryetari veç e ka dhënë një mesazh dhe me dorëheqjen e kryetarit Haradinaj do të thotë ai është mesazhi si ka shkuar, ne tjerët jemi si të thuash ushtarë pas kryetarit Haradinaj”, ka thënë Haxhiu. Por, sipas saj, kauza e tyre me të cilën edhe janë bashkuar si opozitë, vazhdon të mbetet e njëjtë, për tërheqje nga marrëveshja për Themelimin e Asociacionit dhe nga ajo e Demarkacionit me Malin e Zi.  “Jo, këto kërkesa janë parimore. Pas këtyre kërkesave ka edhe shumë të tjera, por këto janë dy kërkesa që kanë bashkuar edhe opozitën./Zëri.info


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark