×
  • Sport
  • Sport

    Plani 40 milionësh për vijën e parë, Milani kërkon në sulm yllin e RB Leipzig

    Insajderi
    27 February 2024 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi nuk u ble askush në janar, goditja e madhe ofensive për Milanin është shtyrë për në verë. Dhe për momentin objektivi i madh është Joshua Zirkze, por një kandidat potencial është edhe Benjamin Sesko.

    I kërkuar nga më të mëdhatë e Europës, kartoni i tij vlen të paktën 50 milionë euro, por kuqezinjtë shpresojnë që në verë të bindin Lajpcigun me të paktën 40 milionë.

    Sa për sllovenin, 20 vitet e tij dhe 7 golat sezonal janë një kartëvizitë e përsosur për “djallin” që kërkon një lojtar me moshë të re dhe perspektivë të madhe.

    Sesko, ashtu si Zirkze (një tjetër element që i intereson “djallit”), do të ishte një profil ideal për sulmin ku Giroud me 37 vitet e tij nuk ofron garanci fizike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark