Plani i CIA-s për të vrarë Kim Jong-un – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Plani i CIA-s për të vrarë Kim Jong-un

    Insajderi
    04 July 2017 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koreja e Veriut ka publikuar një video duke pretenduar se ka zbuluar komplotin për të vrarë udhëheqësin e vendit Kim Jong-un.

    Pheniani zyrtar tha se “provat” e reja dëshmojnë se agjencitë amerikane të inteligjencës dhe ato të Koresë së Jugut komplotuan një plan për të vrarë Kim duke përdorur armë biokimike.

    Më 5 maj, Koreja e Veriut deklaroi se CIA kishte mbështetur një grup “terrorist” që të infiltrohej në vendin e izoluar në mënyrë që të kryente  një sulm biokimik ndaj Kim Jong-un.

    Pheniani madje kishte premtuar se do t’i përgjigjej fuqishëm planit të supozuar
    , raporton “International  Business Times”.

    Por dje, televizioni shtetëror i kontrolluar nga Kim, ka shfaqur një video që tregonte një rrëfim të supozuar të sulmuesit, shkruan syri.net. Sipas videos,  personi në fjalë u identifikua si Kim Song-il dhe tha u josh dhe u punësua nga armiqtë e Koresë se Veriut.

    Fytyra e të dyshuarit ishte e paqartë në video. Vrasësi i dyshuar pranon se ka diskutuar me CIA-n dhe inteligjencën e Koresë së Jugut mbi mundësinë e vrasjes së liderit suprem të Koresë së Veriut me materiale biokimike.

    Megjithatë Seulit hodhi poshtë akuzat në mënyrë të drejtpërdrejtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark