“Plani është që ai të qëndrojë në ekipin e parë” – Flick i impresionuar nga paraqitja e talentit të sapo ardhur - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Plani është që ai të qëndrojë në ekipin e parë” – Flick i impresionuar nga paraqitja e talentit të sapo ardhur

    Insajderi
    27 July 2025 - 18:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur me tone pozitive për talentin e ri Roony Bardghji pas fitores 3-1 ndaj Vissel Kobe, në ndeshjen e parë të turneut parasezonal në Japoni.

    Flick konfirmoi se plani i klubit është që Roony të jetë pjesë e ekipit të parë për sezonin e ardhshëm, pas ardhjes së tij nga Copenhagen.

    “Plani është që Roony të qëndrojë në ekipin e parë. Do të varet prej tij. Mund ta shihni nivelin e tyre në çdo stërvitje”, deklaroi Flick.

    Trajneri gjerman vlerësoi paraqitjen e Roonyt dhe e përmendi krahas emrave si Joan García dhe Marcus Rashford, duke theksuar se të rinjtë do të kenë rol të rëndësishëm në sezonin e ri.

    “Duhet të përmirësohemi, nuk do të jetë një sezon i lehtë për ne, as ai i mëparshmi dhe na është dashur të luftojmë për të fituar titujt”, nënvizoi gjermani.

    Megjithëse fillimisht ishte planifikuar që Roony të luante edhe me Barca Atletic, duket se ai po fiton besimin për të qenë pjesë e përhershme e ekipit të parë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark