"Plani franko-gjerman sjell anëtarësimin e Kosovës në OKB" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Plani franko-gjerman sjell anëtarësimin e Kosovës në OKB”

    Insajderi
    21 January 2023 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe nëse tekstualisht nuk thuhet, plani franko-gjerman e dërgon Kosovën drejt anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka thënë ish-presidenti serb, Boris Tadiç, raporton Insajderi.

    Këtë koment Tadiç e bëri pasi presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq, pas takimti me pesëshen diplomatike të BE’së dhe ShBA’së tha se ka pranuar planin franko-gjerman dhe se do ta takojë me përfaëqsuesit politik atje.

    Tadiç, i cili tashmë nuk është pjesë as e Parlamentit të Serbisë, ka kundërshtuar këtë marrëveshje, teksa ka kritikuar Vuçiqin se Kosovës po i hap rrugën drejt integrimeve të plota ndërkombëtare.

    Për aq sa di unë për marrëveshjen e propozuar, e them publikisht edhe njëherë se marrëveshja në fjalë mund ta mundësojë anëtarësimin e Kosovës në OKV, madje edhe nëse tekstualisht nuk është e shkruar”, ka thënë Tadiç përmes një cicërime në Twitter.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark