Shefi i Facebook-ut, Mark Zuckenberg ka dhënë disa pretendime të forta dhe futuristike për të ardhmen jo fort të largët, ku sipas tij, kompjuterët do të jenë në gjendje ta lexojnë mendjen e njeriut nëpërmjet Facebook-ut me anë të rrezeve.
Sipas tij, nuk do të shkojnë as 50 vjet, dhe krejt njerëzit do të jenë brenda “Matrix”, raporton The Sun.
Viteve të fundit përdoruesit e Facebook-ut kanë përjetuar zbulimin e këtij rrjeti që ka të bëjë me mundësinë e evakuimit të kujtimeve të tyre, fotografitë kur kanë qenë të vogël dhe detaje të tjera nga përditshmëria.
Por, kjo nuk është e mjaftueshme për krijuesin e Facebook-ut. Ai ka shprehur tendencën se e ardhmja e këtij rrjeti social është futja në trurin e njeriut.
Zuckerberg ka lënë të kuptohet se krejt kjo do të mund të realizohet nëpërmjet telepatisë, duke lejuar njerëzit e zakonshëm t’i transmetojnë nëpërmjet valëve dhe rrezeve atë çka kanë në trurin e tyre, madje edhe emocionet, direkt në internet.
Miliarderi thotë se ka mjaftueshëm buxhet për të realizuar këtë projekt, me të cilin dëshiron t’i bind njerëzit që t’i shpërndajnë detajet më të vogla dhe intime të jetës së tyre me miqtë apo personat e tjerë në Facebook.
Megjithatë, Facebook aktualisht nuk është duke planifikuar që të bëjë përpjekje t’i lexojë mendimet tona, por Zuckerberg thotë se telepatia mund të bëhet realitet në një periudhë 50 vjeçare./Insajderi.com