![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Presidenti amerikan, Donald Trump ka ripërsëritur planin e tij që SHBA të marrë kontrollin e Gazës.
Përmes një postimi në Truth Social, Trump u shpreh se Rripi Rripi i Gazës do t’i dorëzohej Shteteve të Bashkuara nga Izraeli në përfundim të luftimeve.
Sipas Trump, palestinezët do të zhvendosen në vene më të sigurta e më të bukura dhe shtoi se ata do kishin shans për të qenë të lumtur, të sigurt dhe të lirë.
“Rripi i Gazës do t’i dorëzohej Shteteve të Bashkuara nga Izraeli në përfundim të luftimeve. Palestinezët, njerëz si Chuck Schumer, do të ishin vendosur tashmë në komunitete shumë më të sigurta dhe më të bukura, me shtëpi të reja dhe moderne, në rajon. Ata në fakt do të kishin një shans për të qenë të lumtur, të sigurt dhe të lirë. SHBA, duke punuar me ekipe të mëdha zhvillimi nga e gjithë bota, do të fillonin ngadalë dhe me kujdes ndërtimin e asaj që do të bëhej një nga zhvillimet më të mëdha dhe më spektakolare të këtij lloji në Tokë. Nuk do të kishte nevojë për ushtarë nga SHBA! Stabiliteti për rajonin do të mbretëronte!!!”, shkruan Trump në Truth Social.