Planifikim i vrasjes, këta janë të arrestuarit në Pejë e Prishtinë- Cila është lidhja e tyre me Demë Elshanin? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Planifikim i vrasjes, këta janë të arrestuarit në Pejë e Prishtinë- Cila është lidhja e tyre me Demë Elshanin?

    Insajderi
    30 January 2025 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grup i përbërë nga katër persona, i cili dyshohet se në krye ka Demë Elshanin, është shkatërruar nga Policia e Kosovës. Ata janë kapur në flagrancë duke pranuar armën për kryerjen e një vrasje në Pejë.

    Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ata po planifikonin këtë vrasje që nga viti i kaluar.

    Pejë, Prishtinë 2024/2025 , NN- Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë planifikuar përgatitjen e vrasjes së viktimës. Të dyshuari janë zënë në flagrancë duke pranuar armët për kryerjen e veprës. Gjatë operacionit policor janë kontrolluar vendbanimet e të dyshuarave në katër lokacione të ndryshme ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, municion të kalibrave të ndryshme si dhe disa dëshmi tjera të rëndësishme. Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, u tha në njoftimin e PK’së.

    Gazeta Insajderi merr vesh nga burime përbrenda policisë se Qëndrim Elshani, Mentor dhe Leon Dreshaj janë dërguar në mbajtje, kurse Adrian Gashi është liruar në procedurë të rregullt.

    Demë Elshani është nga Ozdrimi i Pejës, i cili është i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar për disa vepra të rënda penale.

    Ai kërkohet për dy raste të vrasjes së rëndë dhe tri sosh për tentim-vrasje të rëndë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark