"Planin e ekzekutimit pretendonte ta kryente në fund të këtij muaji" - Zbardhen detaje të reja pas arrestimit të 16 vjeçarit nga Peja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Planin e ekzekutimit pretendonte ta kryente në fund të këtij muaji” – Zbardhen detaje të reja pas arrestimit të 16 vjeçarit nga Peja

    Insajderi
    08 October 2023 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë publikuar detaje nga dosja e 16 vjeçarit nga Peja i cili ishte duke bërë planifikimin për vrasje të disa nxënësve, shokë të klasës së tij në një shkollë të Pejës.

    Në dosjen e Prokurorisë Speciale të cilën e ka publikuar Kallxo.com thuhet se i mituri kishte bashkëpunuar me disa persona jashtë Kosovës duke planifikuar sulmin që disa muaj.

    16-vjeçari i arrestuar të shtunën, po dyshohet për planifikim të veprave terroriste dhe veprave penale kundër rendit kushtetues.

    I mituri sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale planin e ekzekutimit pretendonte ta kryente në fund të këtij muaji.

    Dosja flet edhe për prova të cilat inkriminojnë të miturin e që janë mbledhur në rrjete sociale.

    Gjithashtu përmenden biseda dhe nxitje nga persona të tjerë që jetojnë jashtë Kosovës.

     Të gjitha këto janë zbuluar gjatë disa bisedave që i mituri dyshohet se ka kryer përmes rrjeteve sociale me disa persona të tjerë e të cilëve ua kishte treguar planin.

    Prokuroria ka në dorë dëshmi të rrjeteve sociale të cilat dyshohet se i mituri i kishte postuar, siç janë armë, e më pas edhe një skicë me planin e kryerjes së vrasjeve te cilën e kishte ndarë me tashmë persona të tjerë që dyshohet se e nxitën të njëjtin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark