Prokurori tashmë i njohur për shkatërrimin e plantacioneve të drogës, Ersan Qavolli ka kryer me sukses operacionin e tretë për këtë vit.
Ai duke u koordinuar me policinë e organet e tjera të rendit, sot ka shkatërruar një plantacion të mariuhanës në Raushiq të Pejës, që kishte një pikë tjetër në Barilevë të Prishtinës.
Deri tash ka arrestuar dy persona e sekuestruar pos mariuhanës edhe katër vetura.
Është operacioni i tij i tretë për këtë vit. Deri tash ka shkatërruar një plantacion droge në Kline. Një tjeter me afro 2 ton në vlere mbi 10 milione euro e shkatërroi në Pejë javë më parë.
Prokurori Ersan Qavolli të dielën ka udhëhequr edhe operacionin e tretë ku u shkatërrua një plantacion mariuhanë, me mbi 100 kilogram gati të gatshëm, dhe me mbi 200 bimë të tjera në fund të ciklit. Pjesa më e madhe e plantacionit ishte në Raushiq të Pejës, ku ishte kamufluar si ferme pule.
Një pjesë tjetër ishte edhe në Barilevë të Prishtinës. Për këtë, Prokuroria ka lëshuar vendimin për arrestimin e dy personave deri tash dhe sekuestrimin e 4 veturave. Detaje ka dhënë edhe policia në një komunikatë.
Operacioni, i koduar “Kalaja”, u realizua në një qendër tregtare në rrugën Magjistrale Pejë-Deçan, ku pas arrestimeve, policia vazhdoi me bastisje në fshatin Raushiq të Pejës.
Atje, u gjetën rreth 100 kilogram substancë e dyshuar narkotike, kryesisht marihuanë, në gjendje të ndryshme. Pjesa më e madhe e drogës ishte e gatshme për tregti, ndërsa disa bimë ishin në formë të gjelbër, duke u tharë.
Bimët ishin kultivuar në oborrin e një ferme në afërsi të një shtëpie në Raushiq, me gjithsej 213 bimë të identifikuara.
Pamje: