Platforma e regjistrimit të diasporës do të hapet sot pasdite - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Platforma e regjistrimit të diasporës do të hapet sot pasdite

    Insajderi
    26 November 2025 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës do të fillojë më 26 nëntor dhe do të përfundojë më 6 dhjetor 2025.

    Sipas Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, platforma elektronike për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës https://diaspora.kqz-ks.org do të jetë e qasshme gjatë pasdites të së mërkurës.

    Elezi ka sqaruar se hapja e platformës është e ndërlidhur me mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (e mërkurë, 26 nëntor 2025, ora 15:00) në të cilën pritet të miratohen Qendrat e Votimit jashtë Kosovës, numrin e vendvotimeve dhe numrin maksimal të votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark