Plazhet e Durrësit të përplota me pushues dhe mushkonja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Plazhet e Durrësit të përplota me pushues dhe mushkonja

    Insajderi
    27 June 2022 - 08:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Plazhet e Durrësit janë mbipopulluar këto ditë të nxehta qershorit.

    Mirëpo, qëndrimi nën shoqërinë e insekteve të ndryshme është kthyer tashmë një normalitet.

    Procesi i dezinsektimit që kryhet zakonisht në muajin maj, nuk ka nisur ende për këtë sezon veror, e një situatë e tillë ka shqetësuar pushuesit jo vetëm për rehatinë, por edhe për shëndetin e tyre.

    Përveç vijës bregdetare, dezinsektimi nuk ështe kryer as në zonat urbane.

    Bashkia e Durrësit kanë pohuar se ka përfunduar vetëm dezinfektimi i plazheve, por për dezinsektimin kërkohen mjete që ata nuk i disponojnë.

    Buxheti i shtetit ka vënë në dispozicion një fond prej 79 milionë lekësh që ky proces të kryhet në të gjithë vijën bregdetare të vendit./tvklan


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark