Plisi shqiptar përdoret nga firma e njohur botërore për koleksionin e ri - Insajderi
×
Kulturë

Plisi shqiptar përdoret nga firma e njohur botërore për koleksionin e ri

Insajderi
26 April 2019 - 12:43
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Veshjet kombëtare shqiptare jo rrallë herë kanë qenë të përdorura nga marka të njohura botërore si detaje të koleksioneve të tyre.

E mbani mend kur veshjet të cilat mbanin simbolin shqiptar – shqiponjën dykrenore u bënë të famshme në Brazil?

Këto rroba kishin filluar të pëlqeheshin edhe nga personalitetet e njohura në atë vend ashtu që ish-sulmuesi i Milanit Alexandro Pato i cili kishte publikuar në Instagram një fotografi ku luante me qentë ndërsa ka të veshur një bluzë të bardhë me shqiponjën në gjoks.

Edhe marka prestigjioze zvicerane e orëve CVSTOS kishte prodhuar orën me simbolin shqiptar atë të shqiponjës dykrenore.

Në anën tjetër edhe brendi i njohur amerikan i veshjeve Marc Jackobs ka zbuluar koleksionin e ri të veshjeve ndërsa në njërën nga veshjet si aksesor e ka shtuar plisin që është qeleshe tradicionale shqiptare dhe pjesë e çdo veshjeje kombëtare të burrave./ Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark