Gjatë ditës së djeshme, Prishtina e zyrtarizoi trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm.
Ekipin do ta udhëheq trajneri francez Jean-Michel Cavalli.
E sot, janë mësuar emrat e futbollistëve që më nuk do të jenë pjesë e kryeqytetasve.
Pas përfundimit të kontratës, klubi nuk e ka vazhduar bashkëpunimin me Mergim Pefqeli, Muhamed Useini, Genc Hamiti, Hasan Hyseni, Kushtrim Gashi, Egzon Sinani dhe Kreshnik Uka si dhe trajnerët Agim Maliqi dhe Ardian Sallahu
Ndërsa, me marrëveshje është ndërprerë bashkëpunimi me Albion Kurtaj, Ermal Veliqi dhe Butrint Bulliqi.
Largimin nga klubi bardh e kaltër e kanë konfirmuar Egzon Gashi, Egzon Sinani, si dhe Hasan Hyseni.
Tek Prishtina pritet të ketë edhe ardhje të futbollistëve të rinj.
Prishtina e mbylli edicionin në vendin e pestë në tabelë me 49 pikë dhe Evropën nuk e siguroi, pasi dështoi në finale të Kupës nga Ballkani.