Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka akuzuarish-kandidati për president Arben Taravari për vjedhje.
“A e din sa ka vjedhë Arben Taravari”, tha Thaçi në Pressing.
“Ka vjedhë?”, pyeti analisti Ilir Mirena.
“Po sigurisht”, iu përgjigj Thaçi.
Më pas panelistët diskutuan blerjen e shtëpisë në Shkup që ka bërë Taravari në vlerë prej 1 milion euro.
“Pa akuzë dhe del kandidat për president të Maqedonisë së Veriut”, pyeti Mirena se si është e mundur.