
Një nënë e tre fëmijëve ka vdekur pasi kishte rënë në kontakt me rrymën ndërsa mbante telefonin e saj duke e karikuar në vaskë.
Ann-Marie O’Gorman nga Shanliss Avenue, Santry, Co Dublin, u gjet pa ndjenja në banjën e saj nga bashkëshorti Joe, në tetor të vitit të kaluar.
47-vjeçarja kishte pësuar djegie të tipit elektroshok në gjoks dhe krahun e majtë, tha patologjia, Heidi Okkers për Gjykatën e Mjekut Ligjor të Qarkut Dubin, transmeton Klankosova.tv.
Ajo u shpall e vdekur më vonë atë ditë në Spitalin Beaumont.
Joe kishte dalë nga shtëpia familjare me vajzën e tyre më të vogël Megan gjatë mbrëmjes dhe e telefonoi gruan e tij gjatë kthimit pak para orës 20:00.
Kur shkoi në banjo, e gjeti Ann-Marie të shtrirë në anë pa ndjenja, me telefonin dhe kabllon e karikimit në vaskë.
Ndërsa shkoi ta nxirrte nga vaska, Joe tha se ndjeu një goditje të vogël elektrike, raporton The Sun