18- vjeçari shqiptar, Lorenzo Pjetrushi ka humbur jetën tragjikisht në Itali teksa po realizonte një video për TikTok.
Ngjarja ka ndodhur me 20 Janar, kur i ndjeri kishte hipur mbi makinë që drejtohej nga kushëriri i tij që të qëndronte në këmbë dhe të filmonte videon, pavarësisht se ishte në lëvizje.
Ai ishte në kujdes intensiv në spitalin e Trevisos por ndërroi jetë me 29 Janar.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, i riu ka qenë me disa miq dhe të afërm për të festuar ditëlindjen e kushëririt të tij. Djemtë kishin vendosur të organizonin një shaka me djalin e ditëlindjes duke hipur mbi makinë. Por shakaja përfundoi në tragjedi pasi djali u rrëzua, duke pësuar një dëmtim të rëndë në kokë