×
  • Sport
  • Sport

    Po cilësohet si skandali i vitit në La Liga, komiteti i Gjyqtarëve jep verdiktin për golin e Lewandowskit

    Insajderi
    11 November 2024 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komiteti i Gjyqtarëve (CTA) kanë qëndruar me vendimin për të anuluar golin e Robert Lewandowskit për pozitë jashtë loje ndaj Real Sociedadit të dielën, duke thënë se teknologjia i shuan të gjitha dyshimet.

    Sipas Mundo Deportivo, asyetimi i CTA-së është se sistemi që përdoret për detektimin e pozicioneve jashtë loje, përdor 10 kamera më shumë se sa mbulimi që bëjnë televizionet, teksa kanë 29 pika të përndjekjes së futbollistëve.

    Ata kanë refuzuar idenë se teknologjia mund të ketë habitur trupat e lojtarëve, përkundër fotografive që tregojnë krahun e Lewandowskit dhe atë të Nayef Aguerd.

    Pamjet gjithashtu duket se shfaqin këmbën e Lewandowskit para asaj të Aguerd, përkundër se është zbuluar që sulmuesi polak ka numrin 44.

    Aguerd në anën tjetër vesh atlete me numër 43, që do të thotë se atletet e tij mund të kenë qenë maksimumi një centimetër më të shkurtra se ato të Lewandoëwskit.

    Relevo raporton se dallimi në foto mund të shihet për faktin se pamjet e publikuara nga televizori nuk e shfaqin atë që është parë me sistemin ‘Hawkeye’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark