Një përplasje e ashpër ka ngjarë mes Arbër Rexhës, deputet i VV-së, dhe analistit Imer Mushkolaj, i cili është analist i përhershëm në emisionin “Debat Plus”, që udhëhiqet nga moderatori Ermal Panduri.
Gjatë përplasjes rreth temës nëse ka apo ajo Asociacion, Mushkolaj deklaroi se po deklaratat e Rexhës po ia fyejnë inteligjencën.
“Ma t’lutna, ma se po na e fyen inteligjencën beso” – i tha Mushkolaj deputetit të VV-së.
Rexha reagoi ndaj kësaj deklarate.
“Nëse të fyhet inteligjenca, nuk kam faj” – theksoi Rexha.
“Nuk t’lejoj me fol me këtë gjuhë, qysh s’ka Asociacion, zotnia thotë që ka.” – vazhdoi z. Mushkolaj.
“Lem ta përfundoj” – deklaroi Rexha.
“S’ki çka e përfundon” – ia ktheu Mushkolaj.
“Jo, jo, atëherë po çohna prej debatit, dhe po përfundon debati” – vazhdoi Rexha.
E këtu ndërhyri z. Panduri, duke thënë tetë herë “jo, jo, jo…”.
“Jo, jo, jo…jo, jo, jo…jo, jo, jo” – dëgjohet tek flet z. Panduri.