Gazeta Insajderi ka raportuar sot se kamionët e “Bageri Company”, në pronësi të Bujar Shabanit, janë parë duke e testuar qëndrueshmërinë e Urës së Ibrit përpara hapjes së saj. Shabani ka një lidhje miqësore me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin.
Durmishi lidhur me këtë është pyetur nga gazetarët, por që atij duket se nuk i ka pëlqyer pyetja.
Ai nuk u përgjigj nën arsyetimin se po “devijohet tema”
“Këto pyetje ju lutem në ndonjë konferencë tjetër, çka kam pas me thanë për kompaninë “Bageri” i kam fol. Po më duket që serioziteti i temës po devijohet me pyetje të tilla”, tha Drumishi.
Gazeta Insajderi ka publikuar sot pamje, ku është parë duke u bërë inspektimi mbi urë me kamionë të biznesmenit Shabani.
Ministra të Qeverisë Kurti inspektuan të martën Urën e Ibrit, e cila pritet të hapet për qarkullim.
Pranë Urës gjenden edhe akterë qeveritarë, saktësisht në Kuvendin Komunal të Komunës së Mitrovicës së Veriut, ku po realizohet një bashkëbisedim me temën “Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile”.
Shabani i “Bageri Company” është dost i Durmishit. Ai ka fituar kontrata të majme përgjatë qeverisjes aktuale.
Raportimi i Insajderit që testimi i urës së Ibrit u bë me kamionë të kompanisë “Bageri”, përfituesit të miliona e miliona eurove nga Qeveria Kurti dhe se lidhjet e pronarit të saj, Bujar Shabani me zv.ministrin Hysen Durmishi, e kanë nervozuar paksa pushtetin.
Deputetit i VV-së, Agon Batusha dhe Valon Hoti, këshilltari i ministrit Aliu, kanë bërë postime kundër Insajderit për publikimin e shkrimit lidhur me kamionët e Bujar Shabanit.
Batusha, doli që ta mbrojë biznesin e Bujar Shabanit.
“Ju me cilët kamiona jeni”, pyet deputeti teksa përmend kryekriminelin Milan Radoiciq, me të cilin kishte folur shefja e tij, Mimoza Kusari – Lila.