
Një 67-vjeçare nga Tamara e Malësisë së Madhe ka pësuar djegje të lehta, pasi duke djegur mbeturinat është përhapur flaka.
Bëhet e ditur se ajo është përpjekur që të parandalojë përhapjen e flakës së zjarrit, që kishte ndezur në oborrin e banesës, për të djegur mbeturinat, shkruan TCh.
67-vjeçarja është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Në fshatin Tamarë, shtetasja L. T, 67 vjeçe, ka pësuar djegie të lehta, dyshohet gjatë përpjekjes për të parandaluar përhapjen e flakëve të zjarrit që kishte ndezur në oborrin e banesës për djegien e disa mbeturinave. Si pasojë, shtetasja L. T, po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.