"Po e projekton një krizë, s’ka vullnet për ndërtimin e institucioneve", Haziri me kritika për VV'në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Po e projekton një krizë, s’ka vullnet për ndërtimin e institucioneve”, Haziri me kritika për VV’në

    Insajderi
    26 March 2025 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar vonesën në krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke akuzuar Vetëvendosjen se po projekton një krizë politike.

    “Po shihet se nuk ka vullnet nga partia e parë [VV-ja] për të krijuar shpejt institucionet e dala nga zgjedhjet. Dhe kjo mungesë e vullnetit vjen si pjesë e mendësisë”, ka deklaruar Haziri në emisionin Debat Plus.

    “Kjo vonesë nuk mund të quhet vonesë në ndërtimin e institucioneve, por krizë. Hymë në një krizë të projektuar nga partia e parë”, ka theksuar tutje ai.

    Ai mes tjerash ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka rënë kurth vetëm nga komedianët rusë, por edhe në Marrëveshjen e Ohrit.

    Haziri ka bërë të qartë se LDK nuk do të pranojë të ndjekë VV-në me çdo kusht në formimin e institucioneve, por as nuk do të krijojë bllok opozitar artificialisht.

    Ai ka sugjeruar se LDK mund të marrë përgjegjësinë për formimin e qeverisë nëse krijohen rrethanat e duhura.

    “LDK-ja si parti e cila mund ta marrë nominimin, mund të krijojë shumicë dhe të formojë qeverinë. Nesër besoj se është e gatshme për zhvillime të tilla,” ka potencuar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark